Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka zbuluar ditën e sotme strategjinë e protestave të opozitës.
Gjatë fjalës së tij në protestën e organizuar sot nga PD para Kryeministrisë, Këlliçi tha se opozita do të dalë në tubime përballë Kryeministrisë çdo javë.
“Ndaj unë ju ftoj, çdo javë të vijmë sëbashku këtu, për të thënë të vërtetat e mëdha që nuk kanë kurajo as njerëzit e kapur, as politikanët e kapur dhe as mediat e kapura. Faleminderit të gjithëve dhe do shihemi në protestën e radhës”, tha mes të tjerash Këlliçi.
Këlliçi theksoi se kjo formë protestash do të çojë në rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama, ashtu siç sipas tij, protestat para Bashkisë së Tiranës çuan kryebashkiakun Erion Veliaj në qeli.
Sakaq, kryetari i PD-së, Sali Berisha, e ka cilësuar protestën si “dita e parë e parlamentit për qytetarët”, duke paralajmëruar mbajtjen e saj çdo javë për të dëgjuar shqetësimet publike.
Berisha ka njoftuar se menjëherë pas protestës do të nisë një analizë e brendshme dhe një tur dëgjimor në terren për të forcuar lidhjen me qytetarët.
“Lubinë me Ramaduron do i nisim tek Veliaj”, Berisha nis Foltoren e dytë: Ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit
Partia Demokratike po përgatit një referendum të brendshëm dhe do të ankimojë ligjin e barazisë gjinore në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar miratimin vetëm me votat e mazhorancës.













