Probleme me paraqitjen e komisionerëve demokratë në qendrat e votimit në Tepelenë. Risi numërimi i votave me AI. Ja si do të procedohet

Ka nisur tashmë procesi i votimit edhe në Tepelenë ku fillimisht ka pasur problematika sa i përket numrit të anëtarëve në komisionet në qendrat e votimit, për shkak të mungesave të anëtarëve të Partisë Demokratike.

Gazetaret raportojne se megjithatë procesi ka nisur pasi u plotësua kuorumi i nevojshëm.

Risia për Bashkinë Tepelenë është përdorimi i Inteligjencës Artificiale për procesin e numërimit të votave.

Ky do të jetë një proces eksperimental dhe rezultati i dalë nga AI nuk do të merret parasysh, por do të shihet si do të procedohet në zgjedhjet e tjera. Pra do të kemi dy procese numërimi, ai tradicionali dhe ai nga Inteligjenca Artificiale.