TIRANA- Të gjithë deputetët e Tiranës janë mbledhur sot në selinë e Partisë Socialiste, në një takim të thirrur nga kryeministri Edi Rama. Sipas burimeve për media, Rama ka dhënë disa porosi për strukturat e PS në kryeqytet, duke kërkuar forcimin e organizimit të partisë, rritjen e komunikimit me qytetarët dhe adresimin e problematikave që vijnë nga njësitë administrative.
Kryeministri ka theksuar se partia duhet të vijojë ritmin e punës dhe të jetë e përgatitur për zgjedhje në çdo moment, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese që anuloi zgjedhjet e pjesshme në Tiranë.
“Mos të humbim ritmin e punës së partisë në Tiranë. Pavarësisht situatës nga Kushtetuesja ne duhet të jemi gati për zgjedhje në çdo kohë”, tha Rama, sipas burimeve për mediat.
















