Ertjan Kofsha, peshëngritësi i Shqipërisë, ka siguruar medalje të brozntë në stilin e shkëputjes në Evropianin e të rinjve që po zhvillohet në Durrës.
Peshëngritësi nga Shtërmeni, me 162 kile në provën e dytë, siguroi medalje në stilin e shkëputjes edhe pse në provën e tretë provoi 167 kilogramë, por pa ia dalë. Në stilin e shkëputjes Kofsha realizoi 194 kilogramë po në provën e dytë, por nuk hyri në zonën e medaljeve duke u renditur i katërti.
Megjithatë, me 356 kilogramë në total, peshëngritësi i talentuar arriti të rrëmbente medaljen e brozntë në dy garësh. Që në fillim pritshmëritë për Kofshën ishin të larta, ndërsa kategoria 94 kilogramë ishte ndër më të luftuarat deri më tani.
Pak ditë më parë Enkileda Carja bëri krenarë Shqipërinë, duke fituar 3 medalje ari.













