Ish-kryeministri Fatos Nano vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai vijon të jetë i shtruar në shërbimin e terapisë intensive në një prej spitaleve private të kryeqytetit, pas një arresti kardiorespirator që pësoi në banesën e tij.
Sipas Euronews Albania, ish-kryeministri është ende në gjendje të rëndë shëndetësore, i pavetëdijshëm dhe me reagime të pakta ndaj dritës.
Pavarësisht ndërhyrjes në kohë të autoambulancës dhe ekipeve mjekësore që e asistuan, rikthimi i tij në funksion jetësor të zemrës u mundësua falë reanimimit të menjëhershëm.
Ekipet multidisiplinare e konsiderojnë gjendjen e tij shumë të rëndë dhe vijojnë të monitorojnë trajtimin intensiv.
Sipas mjekëve, sfida më e madhe mbetet rizgjimi i trurit, organit më të ndjeshëm ndaj mungesës së oksigjenit gjatë arrestit kardiorespirator, megjithatë kujdesi ndaj tij vazhdon pa ndërprerje.













