TIRANË- Deputeti socialist Taulant Balla ka deklaruar se çdo gjë që vjen nga Sali Berisha për Kosovën, nuk është e mirë. Gjatë fjalës së tij më Kuvend, Balla i ka bërë thirrje deputetëve të Opozitës që të marrë pjesë në protestë ditën e nesërme, në mbështetje të krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë. Balla u shpreh se Rama nuk do të marrë pjesë në protestë, për shkak se nuk dëshiron që ta politizojë këtë protestë.
“Kuvendi ka miratuar nga 1991 deri në 2025, 9 rezoluta e 11 deklarata sa i përket gjithçka ka ndodhur në Kosovë nga ’91 e deri në 2025. Po shihja me kuriozitet rezolutën e miratuar në 1991, me konsensus të plotë nga deputetët e asaj legjislature. Kuvendi ka mbajtur të gjitha qëndrimet kohën e duhur, për mbështetjen që kërkonte Kosova.
Nuk do të harxhon asnjë sekondë nga koha e vyer e Kuvendit për këtë çështje që ua kemi kthyer përgjigjen shpesh, por do kaloj në një çështje emergjente. Asgjë që vjen nga Berisha e kur lidhet me Kosovën, nuk ka ardhur kurrë për mirë. Vendimi juaj, i PD për të bojkotuar protestën e nesërme ndërkombëtare në mbështetje të UÇK, është konfirmim i veprimeve kundër interesit të Kosovës.
Me që thatë se nuk doni krah Ramës, ai nuk do të jetë nesër në protestë, hajdeni pe nuk vini, sigurisht me kushtin që të mos e politizojmë. Bëni edhe ju nesër një protestë meqë nuk dini të vini me ta apo me ne. Bëni një tuajën nesër. Bëjeni në SHQUP, do ju vijnë më shumë sepse është një gjë që i përket interesit kombëtar”, tha ai.













