Hoxha, Broja dhe Bajrami/ Shqipëria nuk e diskuton Jordaninë, fitore bindëse e kuqezinjve

Pas fitores historike 0-1 në Leskovac ndaj Serbisë, Shqipëria triumfoi 4-2 ndaj Jordanisë, në miqësoren e zhvilluar në “Air Albania”.

Një paraqitje e shkëlqyer nga kuqezinjtë, që e panë veten në disavantazh në minutën e 27-të.

Al Rashdan i dha avantazhin miqve, pas një goli me kokë. Në minutën e 40-të, u barazua rezultati, pas një autogoli të jordanezëve.

Në fraksionin e dytë, Shqipëria e nisi vrullshëm dhe gjeti avantazhin me Brojën në minutën e 65-të, me sulmuesin që shënoi i futur nga stoli.

Vetëm 10 minuta më vonë, Arbër Hoxha realizoi një supergol, ndërsa Bajrami vulosi fitoren në minutën e 79-të.

Për miqtë, në fund shënoi Olwan, por nuk e ndryshoi rrjedhën e takimit.

Tani kuqezinjtë do të rikthehen në fushë në mes të nëntorit, në dy ndeshjet e fundit kualifikuese, atë në transfertë ndaj Andorrës dhe ndaj Anglisë në “Air Albania”.