Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e nisi fjalimin e tij në Egjipt, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje armëpushimi në Gaza, duke falënderuar një listë udhëheqësish botërorë, shumë prej të cilëve ishin të pranishëm.
“Ku është Kanadaja, meqë ra fjala? Ku je ti?” tha Trump, duke iu referuar kryeministrit Mark Carney. “Ai e dinte rëndësinë e kësaj. Tha, ‘Dua të jem atje’. Shumë njerëz e kanë bërë këtë.”
Trump vazhdoi për disa minuta, duke falënderuar personalisht udhëheqësit nga vende të tilla si Egjipti, Pakistani, Hungaria dhe Bashkimi Evropian.
Presidenti amerikan ishte kryesisht komplimentues ndaj udhëheqësve. Ai tha se kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila qëndronte pas Trump, ishte një “politikane shumë e suksesshme” dhe e quajti kryeministrin hungarez Viktor Orbán “një udhëheqës të shkëlqyer”.
“Është një kompliment i tillë për atë që po bëjmë, sepse ajo që kemi bërë është diçka shumë unike dhe shumë e veçantë. Pra, ndoshta është grupi më i pasur dhe më i fuqishëm i kombeve të mbledhur ndonjëherë në të njëjtën kohë, gjë që është një gjë e madhe”, tha Trump. “Ne kemi arritur së bashku në ditët e fundit një ndryshim që është vërtet historik.”
