Këshilli Bashkiak merr vendimin: Erion Veliaj shkarkohet si kryebashkiak i Tiranës

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka votuar për të shkarkuar nga detyra kryebashkiakun Erion Veliaj me 51 vota pro. • Këshilltarët socialistë dhe demokratë bashkuan votat për ta shkarkuar kryebashkiakun nga detyra, i cili ndodhet në qeli prej disa muajsh. • Këshilli Bashkiak mblodhi tre kërkesat për shkarkimin e Erion Veliajt, atë të Partisë Socialiste, të Partisë Demokratike dhe të këshilltarit Endri Shabani, duke i votuar si një e vetme. • Gjithashtu në mbledhje nuk ishin të pranishëm këshilltarët socialistë Gazment Paja dhe Joleza Koka dhe Aldo. • Përveç këtyre mungesave, në mbledhje nuk është as kryetarja në detyrë, Anuela Ristani, e cila sipas rregullores së brendshme duhet të kishte qenë e pranishme dhe të kishte drejtuar punimet e mbledhjes. • Erion Veliaj nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, pasi Komisioni i Ligjeve mori vendimin për të rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. • Tashmë i takon Këshillit të Ministrave që të miratojë vendimin për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i Kryetarit të Bashkisë Tiranë. • Ndërkohë urdhëri për shkarkimin e Veliajt u dha fillimisht nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, ku ai shpalli si kandidate për drejtimin e bashkisë Ogerta Manastirliun.