TIRANË- Anxhela Paparizo pritet të vendoset në krye të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pas dorëheqjes së Florenc Spahos. Paparizo është një shqiptare e diasporës, e diplomuar për gazetari dhe aktualisht mban detyrën e nënkryetares së Këshillit të Diasporës për Partinë Socialiste.
Ndërsa Florenc Spaho kishte marrë detyrën më 22 korrik të këtij viti, duke zëvendësuar Donjeta Balin, e cila po ashtu ishte larguar vetëm pak muaj pas emërimit. Edhe Spaho vetëm dy muaj pas qëndrimit në detyrë dha dërëheqje nga posti.
