Dashi
Do kujdeseni mjaft sot për jetën tuaj ne çift dhe nuk do lini askënd t’ua prishë planet që keni bërë. Mbrëmja do jetë mjaft emocionuese. Beqarët sërish nuk kanë për ta gjetur princin e tyre te kaltër edhe pse do mundohen gjithë kohës. Nuk është as sot dita juaj. Për financat do kujdeseni më tepër se kurdoherë dhe nuk do shpenzoni shuma te mëdha.
Demi
Jeta në çift do vazhdojë të jetë rutinë edhe sot. Do rini gjithë kohës në qetësi pa folur për projekte apo gjëra interesante me partnerin. Beqarët duhet ta hapin zemrën nëse duan të ndryshojnë jetën sentimentale. Mbyllja në vetvete do i lërë me te njëjtin status. Në planin financiar do mundoheni t’i zgjidhni vështirësitë, por nuk do iu dilni plotësisht.
Binjakët
Jeta juaj në çift do ecë më së miri sot dhe do iu sjellë emocione të papërshkrueshme. Pasioni gjithashtu do ndizet herë pas here. Beqarët do marrin deklarata të forta dashurie nga persona që në pamje të parë nuk do ua mbushin mendjen. Mos thoni menjëherë “jo” sepse më vone do pendoheni. Në planin financiar do kryeni transaksione me rëndësi. Gjendja do jetë e mirë.
Gaforrja
Kjo e sotmja do jetë një nga ditët më premtuese për ata që janë në një lidhje. Do dashuroheni ashtu si do ta ndieni dhe emocionet do jenë të njëpasnjëshme. Edhe beqarëve më në fund do iu konkretizohen disa ëndrra. Në planin financiar nuk do hasni aspak vështirësi, përkundrazi do shpenzoni për çdo gjë që do iu nevojitet apo që do iu pëlqejë.
Luani
Ditë pozitive kjo e sotmja për të dashuruarit. Si juve ashtu edhe partnerit do iu buzëqeshin sytë gjatë gjithë kohës dhe do dashuroheni në mënyrë pasionante. Beqarët nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë kështu që do kënaqen edhe vetëm me ndonjë takim. Në planin financiar yjet do ndikojnë negativisht dhe problemet do jenë goxha të mëdha.
Virgjëresha
Do e përkëdhelni tej mase partnerin tuaj sot dhe do e mbani atë gjatë gjithë kohës pranë. Marrëdhënia ne çift do jetë e mrekullueshme. Beqarët do marrin aq shumë ftesa dhe propozime saqë do e kenë të pamundur të mos fillojnë një lidhje. Në planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe sepse situata ende nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme.
Peshorja
Do ja shpërbleni partnerit tuaj sot gjithçka që ai ka bërë për ju dhe do ia shprehni më tepër ndjenjat. Në fakt e vërteta është që në këtë jete nuk keni për të gjetur dikë tjetër qe t’iu dashurojë si ai. Beqarët do jenë gati për të filluar histori dashurie. Me financat mos spekuloni nëse nuk doni të keni probleme e vështirësi. Ruajeni gjendjen sa më të qëndrueshme.
Akrepi
Do merreni vesh mirë me partnerin tuaj sot dhe nuk do krijoni aspak debate me të. Edhe yjet do iu mbështesin dhe do iu përkrahin. Beqarët do jenë sërish pa fat në dashuri dhe do mbeten vetëm edhe për disa kohë. Në planin financiar mos i besoni intuitës sepse mund të bëni gabime edhe më të mëdha. Gjendja nuk do jetë aspak e qëndrueshme.
Shigjetari
Edhe pse dashuroni tej mase partnerin dhe keni shumë kohë me të, nuk do mund t’i rezistoni dot sot joshjes së dikujt. Ai vërtet do duket sikur do iu verbojë. Beqarët nuk do jenë ende në rrugën e duhur për të filluar një histori dashurie. Do iu duhet ende të prisni edhe pak kohë. Financat do jene më të mirë, prandaj përfitoni për të shlyer sa më parë të gjitha borxhet.
Bricjapi
Do jeni shumë të arsyeshëm gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Pritet që atmosfera të jetë goxha e ngrohtë dhe harmonike. Beqarët më mirë t’i marrin gjërat shtruar sesa të fillojnë një dashuri pasionante, po që mund te shuhet shumë shpejt. Me shpenzimet tregohuni të arsyeshëm nëse nuk doni të mbeteni pa para.
Ujori
Jeta në çift nuk do jetë aq e bukur sa ju e kishit menduar sot. Nuk do mungojnë debatet dhe hatërmbetjet. Po nuk u treguat më të kuptueshëm nuk keni për të pasur një jetë të qetë. Beqarët do e ndiejnë mjaft vetminë sidomos pasi edhe miqtë t’i braktisi. Financat do jenë delikate për shkak të shpenzimeve te konsiderueshme. Nuk i keni bërë mire llogaritë.
Peshqit
Do i hidhni poshtë të gjitha tabutë që keni pasur në jetën tuaj në çift sot dhe do mendoni vetëm të ndiheni mirë pranë partnerit. Do e kuptoni më në fund se jeta është e shkurtër dhe duhet shfrytëzuar sa më shumë. Edhe beqarët do i pranojnë ftesat dhe do dalin nëpër takime. Financat nuk do jenë të këqija, megjithatë mos e humbni për asnjë çast vigjilencën.
