Tragjedi në ujërat e Indonezisë/ Anija me qindra pasagjerë shpërthen në flakë, pesë të vdekur dhe 280 të shpëtuar (PAMJE)

INDONEZI- Një anije me qindra persona shpërtheu në flakë pranë brigjeve të Indonezisë, duke i detyruar pasagjerët e tmerruar të hidheshin në det të veshur me jelekë shpëtimi. Si pasojë e shpërthimit pesë persona kanë humbur jetën. Anija KM Barcelona 5 po shkonte drejt Manado, kryeqytetit të provincës së Sulawesi Verior, nga Talawit, një distrikt ishullor në provincë, kur u përfshi nga flakët në det pranë Talisay.

Zëvendësadmirali Denih Hedrata komandant i Marinës Indoneziane tha se tre anije luftarake u mobilizuan për shpëtimin dhe se deri më tani janë shpëtuar 284 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit. Peshkatarët vendas morën pjesë gjithashtu në operacionet e shpëtimit, duke shpëtuar disa të mbijetuar që mbanin veshur jelekë shpëtimi dhe që u rrëmbyen nga valët drejt ishujve aty pranë.

Ekipet e shpëtimit nxorën pesë trupa, përfshirë një grua shtatzënë. Nuk pati raportime të menjëhershme për të lënduar, as një numër të saktë të pasagjerëve dhe ekuipazhit në bord.

“Ne jemi ende të përqendruar në përpjekjet e shpëtimit”, tha Hedrata, duke shtuar se shkaku i zjarrit po hetohet.