Djegia në fushën e landfillit në Elbasan tejmbush me mbeturina qytetin e Gramshit

Zjarri që ka rënë para 3 ditësh në fushën e grumbullimit të plehrave në Elbasan po shkakton ndotje në qytetin e Gramshit.
Sipas kontratës me Bashkinë e Gramshit, mbetjet e këtij qyteti dërgohen në atë fushë, por për shkak të zjarrit, grumbullimi dhe transportimi i tyre është ndërprerë.
Si pasojë, qyteti i Gramshit është mbushur me plehra në çdo lagje, lulishte dhe rrugë, duke përhapur erë të rëndë. Bashkia nuk ka një vend alternativë për depozitimin e mbetjeve, dhe në kushtet e temperaturave të larta, rreziku për përhapjen e epidemive apo djegie të tjera është i madh, derisa të shuhen plotësisht vatrat e zjarrit në Elbasan.