TIRANË- Kreu Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar se farsa e 11 majit do të jetë objekt i një serie veprimesh ndërkombëtare. Duke folur në konferencë me gazetarët Berisha tha se prova të forta për manipulimet zgjedhore do të dërgohen në institucione të rëndësishme, duke përfshirë Kongresin dhe Senatin amerikan, parlamentet e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, si dhe organizatat ndërkombëtare.
“Këto prova do të çohen kudo. Në Kongres, në Senat, në parlamentet e vendeve anëtare, në institucionet ndërkombëtare. Me një dallim. Normal është të shkohet me raportin përfundimtar. Se ku shkohen, që të merret permanent me një problem, nuk e ka. Kjo është dhe arsyeja se në shumë e shumë vende ku duhet të ishin këto prova, akoma nuk janë sepse duhet finalizuar raporti dhe të jenë pjesë e raportit përfundimtar. Por janë aty ku duhet, ku ekziston debati zyrtar për këtë çështje. Zyrtarisht ekziston debati për këtë çështje, ku diskutohet raporti dhe këto me radhë,” tha Berisha.
