ITALI – Interi kualifikohet në gjysmëfinale pasi eliminon Bayern e Munich, atje ku e pret Barcelona. Edhe pse barazuan 2-2 në ndeshjen e zhvilluar në Itali, por vendimtare rezultoi ndeshja e parë në Mynih ku fituan 2-1 për të mbyllur të dyja përballjet me rezultatin e përgjithshëm 4-3. Bayerni i Mynihut ndëshkon Interin për 1-0 duke zhbllokuar takimin, gjërat përmbysen për 3 minuta.
Harry Kane shfaqet me instiktin e ‘vrasësit’ brenda zonës, duke mposhtur portierin Somme në minutën e 52-të.
Zgjat shumë pak epërsia e Bayernit, pasi Lautaro kthen baraspeshën në rezultat në minutën e 58-të.
Ndërkohë që 3 minuta më pas zikaltrit përmbysin gjithçka me Pavard me një gol nga goditja këndit që kthen ndeshjen në favorin e sajë 2-1. Edhe pse gjermanët arritën të barazonin 2-2 me Dyer në minutën e 76-të, nuk i e shpëtuan dot eliminimin.
Arsenali largon “të pathyeshmit” nga Champions League!
Në “Bernabeun” e famshëm skuadra e Artetës fiton sërish duke mundur 2-1 spanjollët për të merituar gjithçka për kualifikimin në gjysmëfinale, duke nxjerrë jashtë kompeticionit 15 herë fituesit e Champions League.
Arsenali largon “të pathyeshmit” nga Champions League!
SPANJE – Arsenali bën ëndrrën realitet dhe zhgënjen të gjithë spanjollët për pritshmëritë e mëdha të një përmbysje të asaj fitoreje të madhe në Londër 3-0.
Në “Bernabeun” e famshëm skuadra e Artetës fiton sërish, duke mundur 2-1 spanjollët për të merituar gjithçka për kualifikimin në gjysmëfinale duke nxjerrë jashtë kompeticionit 15 herë fituesit e Champions League.
Topçinjtë kalojnë të parët në avantazh në mintuën e 65-të me Saka, i cili korrigjon kështu gabimin me penalltinë e humbur në fillimin e ndeshjes.
Megjithatë festa e anglezëve zgjat pak pak pasi është një mosmarrëveshje e raprtit mborjtës që sjell brenda një minute barazimin e rezultatit 1-1 me Vinicius.
Në fundin e takimin, pikërisht në minutën e 93-të Martinelli shënon edhe golin e fitores për Arsenalin i cili në gjysmëfinale do të përballet me francezët e PSG-së.













