Sporti është një motiv, Andi Bibo është modeli që e përfaqëson më se miri.
Ai nuk është vetëm trajnier i futbollit në qytetin e Cërrikut, por edhe një activist i cili me shumë përkushtim dhe punë të palodhur mbështet dhe motivon gjithë të rinjtë e qytetit të angazhohen dhe mbushin ditën në mënyrë productive dhe të shëndetshme duke u marrë me sport.
Prej kohësh është drejtues i qendrës skills, e cila ka bërë pjesë të saj jo vetëm të rinjtë në Cërrik, por edhe nga zonat rurale. Ai na tregon si lindi kjo ide.
“Duke pasur parasysh fëmijërinë time të hershme, kam dashur të merrem me aktivitete, por më kanë munguar. Kështu pas përfundimit të studimeve dhe pas shkëputjes nga futbolli i luajtur, kam pasur këtë idenë për t’u ofruar diçka të rinjve. Vetë nga emri “skills” kemi menduar, e kemi meduar si edukim dhe sport për t’i ofruar këtyre të rinjve diçka plus”- u shpreh trajnieri.
Fillimet janë gjithmonë të vështira, andi tregon si u rritën vit pas viti qendra skills bashkë me sportistët e vegjël të qytetit të cilët kanë fituar edhe një sërë cmimesh në kampionate të ndryshme
“Fillimi ka qenë patjetër i vështirë. Unë kam një foto të 5 topave të parë dhe 10 piketave dhe sot nga ajo nismë që kishim 5 apo 6 fëmijë sot kemi arritur në 120 fëmijë në të gjithë bashkinë e cërrikut. Kemi arritur plot suksese, pasi nuk kishte ndodhur ndonjëherë që në gjithë bashkinë e Cërrikut në rang moshash të kishim pasur ekip kampion në futboll”
Një tjetër sukses i qendrës skills është edhe ekipi i vajzave i angazhuar prej 3 vitesh. Sporti si një magnet që tërheq të rinjtë më pranë vlerave dhe I largon nga veset është arma më fortë e qendrës skills, e cila falë punës dhe përkushtimit të përditshëm të trajnierit Bibo ia ka dalë më së miri ta realizojë.
