RUSI- Një nëpunëse civile, e quajtur si terroristja më e bukur e Rusisë, është dënua me 21 vite burg, pasi dyshohet se ka kryer sulme sabotuese pro-Ukrainase. Viktoria Shinkaruk, 29 vjeç, është dënuar pasi u akuzua për përgatitjen e “sulmeve terroriste” në një hekurudhë dhe rafineri nafte.
Gjykata gjithashtu pretendoi se ajo punonte në emër të Ukrainës, duke pretenduar se Shinkaruk ka lënë brenda një koshi në një supermarket një shumë prej 780 £, që do të përdoreshin nga terroristët. Shinkaruk vazhdimisht ka mohuar të ketë njohuri për paratë që janë përdorur për qëllime terroriste. Ajo pretendon se sapo kishte ndjekur udhëzimet nga bashkëshorti i saj në mërgim, i cili më vonë doli se punonte për Ukrainën.
Burri Evgeny Kisel, 36 vjeç, thuhet se kaloi muaj duke ndihmuar inteligjencën ushtarake ukrainase. Sipas prokurorëve, paratë po përdoreshin si pjesë e një komploti më të madh ukrainas për të hedhur në erë një tubacion gazi dhe një bazë të ushtrisë private Wagner. E quajtur terroristja më e bukur e Rusisë pas dënimit të saj, Shinkaruk iu lut prokurorëve që ta mbanin atë jashtë burgut.
“Jam totalisht kundër çdo lloj dhune, nuk do ta lidhja kurrë jetën time me këtë lloj aktiviteti. Kam lindur në Belgorod dhe nuk kisha dëshirë të kontribuoja në ndonjë shpërthim që do të bëhej në qytetin tim. Nëse do ta kisha ditur se burri im ishte anëtar i komuniteteve terroriste, nuk do të kisha pasur asnjë kontakt me të”, tha ajo.
Gjykatësi nuk i pranoi justifikimet e saj dhe e dëmoi Shinkaruk me 21 vite burg. Provat kryesore thuhet se u paraqitën nga një agjent i dyfishtë, i cili nuk u identifikua kurrë në gjykatë. Shoku i saj i bashkë-akuzuar mekanik, Alexander Kholodkov, 38 vjeç, iu dha një vit shtesë, pavarësisht se dyshohet se kishte lënë mbi 3,000 £ më shumë. Kholodkov thuhet se ka tërhequr 3,900 £ dhe është akuzuar për të njëjtat vepra.
Të dy u dënuan për pjesëmarrje në një organizatë terroriste, përgatitje për një akt terrorist, blerje dhe kontrabandë të paligjshme të eksplozivëve, përgatitje për prodhimin e eksplozivëve dhe kontrabandë të mallrave dhe burimeve me rëndësi strategjike.
