ITALI – Interi luan me Udinezen për një vend në çerekfinale të Kupës së Italisë. Zikaltrit e mbyllën pjesën e parë në avantazh të dy golave. Arnautoviç zhbllokon ndeshjen në minutën e 30-të pas asistit të Taremit ndërkohë që në mbyllje të pjesës së parë ishte mesfushori kuqezi Kristjan Asllani ai që bën mrekullinë.
Kur skuadrat prisnin të shkonin në dhomat e zhveshjes nga një goditje këndi, Asllani dërgon topin direct në rrjetë.
Me shifrat 2-0 u mbyllën këto 45 minuta duke i dhënë shumë shanse Interit për të kaluar më tej.













