Uzuni shënon tre gola dhe dirigjon këngën e tifozëve në stadium – VIDEO

SPANJE – Myrto Uzuni tashmë përveçse është pjesë e histories së Granadës, duket edhe si shpresa e tyre e vetme për të bërë diçka dhe për të zgjidhur situate të kombplikuara me golat e tij. Si asnjëhderfë më pare ai ka shënuar një tregolësh në suksesin 4-1 të Granadës ndaj Kartagjenës. Ishte Uzuni që përmbysi rezultatin, i cili shkoi 0 me 1 fillimisht për miqtë.

Sulmuesi i Kombëtares shfrytëzoi fillimisht si duhet krosimin e Ruiz për të dërguar topin në rrjetë. Goditja e tij me kokë nuk mund të pritej nga portieri kundërshtar.

Kështu Kartagjena nuk pati kohë të shijonte avantazhin e fituar në minutën e 12-të. Më pas nëminutën e 27-të sulmuesi kuqezi shfrytëzoi si duhet një moment që nuk dukej premtues duke vendosur skuadrën e tij në avantazh. Në minutën e 73-të, erdhi edhe goli i tretë personal i sulmuesit shqiptar, që çoi shifrat në 4-1.

Kujtojmë se Uzuni është sulmuesi i huaj me më shumë gola në historinë e Granadës. Tashmë është dhe në kuotën e 14 golave për kampionatin spanjoll në La Liga 2 duke u vendosur në krye të listës së golashënuesve.