Një tragjedi italiane ajo që ka ndodhur sot herët në mëngjes, kur dy djem në moshë fare të re, u shuan teksa kishin dalë për gjueti.
Tragjedia ndodhi në zonën Mela Murgia në Quartuciu, në brendësi të Cagliarit, raporton noa.al duke cituar Ansa.
Hetimi i kryer nxori se shkaku i vdekjeve ishte një aksident gjahu: njëri nga të rinjtë qëlloi aksidentalisht të dytin në pjesën e pasme të kokës dhe më pas i mori jetën edhe vetes duke përdorur pushkën e gjuetisë në pronësi të shokut të tij, pronar i vetëm i patentës së armës.
Hetimet vazhdojnë për të zbuluar dinamikën e saktë të asaj që ka ndodhur.
Zbulimi i djemve, njëri 27 dhe tjetri 28 vjeç, erdhi pasi familjarët pak orë më parë ngritën alarmin në policinë lokale se nuk pi kontaktonin dot me djemtë e tyre. Ata i thanë policisë se të dy kishin shkuar më këmbë për një udhëtim gjuetie në pyjet e Mela Murgia.
Ekipet e shpëtimit arritën të zbulonin zonën ku ndodheshin, në sajë të lokalizimit të vendndodhjes së celularëve të tyre, të dy aktivë, por ku askush nuk përgjigjej.
Karabinierët gjetën trupat e dy të rinjve në zonën e Santu Lianu dhe momentalisht po procedohet me dërgimin e tyre në morg.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
