Mbyllet java e 17-të e Superiores, ndryshime në krye të renditjes

TIRANE – Java e 17-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll të hënën. Ndeshja e fundit e javës ishte Tirana – Teuta, e cila u zhvillua në “Air Albania” dhe përfundoi në barazim pa gola 0-0.

Në takimin tjetër të ditës së sotme, Bylisi mundi Partizanin me shifrat 2-1 në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Adush Muça”.

Sakaq, në ndeshjet e ditës së shtunë, Vllaznia mori tre pikë të vlefshme në “Loro Boriçi”, pasi mundi AF Elbasanin me rezultatin 1-2.

Dinamo City u ndal në barazimin 0-0 ndaj Laçit, ndërsa Egnatia siguroi tre pikë pasi mposhti Skënderbeun në shtëpi me rezultatin 1-0.

Pas këtyre rezultateve të arriturta në javën e 17-të të kampionatit të 86-të kombëtar, kampionia në fuqi, Egnatia, me 30 pikët e grumbulluara, merr vendin e parë në kampionat në javën e 17-të. Më pas vinë Partizani (29) dhe Dinamo e Vllaznia (28).