“Duam drejtësi, asgjë tjetër”/ Tezja e Martin Canit mes lotësh në protestë

TIRANË- Në gjendje të rënduar emocionale dhe psikologjike në protestë ka marrë pjesë edhe tezja e Martin Canit, 14-vjeçarit i cili u godit për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari i tij.

“E çuam në shkollë, nuk e çuam në luftë që të na e therin. Duam drejtësi, asgjë tjetër. Ka tre ditë Martini nuk vjen në shtëpi”, kanë qenë fjalët e saj mes lotësh. Gjatë fjalëve, tezja e 14-vjeçarit ka humbur ndjenjat, ndërsa është marrë nga ambulanca.

Në protestë kanë qenë edhe familjarë të tjerë të Martinit, por që nuk kanë dhënë deklarata për mediat.