Tiranë/ Në lidhje me një video të publikuar në një portal, ku shfaqet një shtetas i mitur që mban një mjet prerës me hapje (flutur), ju informojmë se: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, kanë identifikuar shtetasin 13 vjeç që shfaqet në video, banues në Tiranë.
Në vijim të veprimeve për rastin, janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal.
Ky shtetas ka publikuar në rrjete sociale, një video ku shfaqet duke mbajtur një mjet të dyshuar prerës me hapje (flutur) dhe nga verifikimet e kryera rezulton se kjo video është filmuar para një muaji. Materialet i kaluan Prokurorisë.
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas 15 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një elektroshok,informon policia vendore.














