Dy 12-vjeçarë janë konfliktuar gjatë lojës së futbollit, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i plagosur, njofton policia e Korçës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bulgarec, ku 12-vjeçari është qëlluar me gurë. Ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
I mituri tjetër është shoqëruar në polici së bashku me prindërit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:00, në fshatin Bulgarec, dy të mitur 12 vjeçar gjatë lojës (futboll), janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Nga konflikti është dëmtuar lehtë me gur njëri prej tyre, i cili po merr mjekim në spital pa probleme për jetën.
12-vjeçari tjetër, së bashku me prindin, është shoqëruar në Komisariat.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.













