Gjendet i pajetë në banesë 37-vjeçari në Mollas
Rreth orës 08:00, në fshatin Mollas, është gjetur i pajetë në banesë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi Sh. Gj., 37 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.













