Shpërthim në një studio muzikore në Kamëz

KAMËZ- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në zonën e Kamzës, në një godinë të përshtatur si studio muzikore. Ndërkohë që nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar.

Njoftimi i Policisë

Kamëz/Informacion paraprak Më datë 17.11.2024, rreth orës 03:30, në rrugën “Arben Broci”, në shkallët e jashtme të një godine të përshatur si studio muzikore, në pronësi të shtetasit A. A., është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë ka vetëm dëme materiale (janë dëmtuar pllakat e mermerit dhe xhamat). Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.