Shqipëri- Çeki mbyllet barazim pa gola

TIRANË- Ka përfunduar përballja mes Shqipërisë dhe Çekisë. Të dy ekipet patën raste por nuk arritën me sukses të gjenin portën e kundërshtarit. Ndeshja u mbyll me rezultatin 0-0 ndërsa ekipi i kombëtarës shpreson që të arrijë qëllimin për kreun e grupit në ndeshjen e radhës kundër Ukrainës.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e rrezikshme për vendasit pasi miqtë çekë rrezikuan disa herë portën por pa sukses. Raste pati edhe kombëtarja shqiptare por një finalizim. Krosim i Balliut për Laçin ishte premtues por goditja e mesfushorit me kokë u ndal nga portieri. Bajrami më vonë provoi nga distanca por pa rezultat. Goditja shkon shumë larg portës. Pjesa e dytë nisi më pozitive për Shqipërinë e cila pati disa raste deri në momentet e fundit të ndeshjes por pa gjetur portën e çekëve.

Pas kësaj përballjes Çekia renditet në krye të grupit me 8 pikë. Ajo ndiqet nga Gjeorgjia me 7 pikë. Me pikë të njëjta është edhe Shqipëria e cila renditet e treta dhe në vendin e katërt Ukraina.