Pjata në gotë”/ Rama me dy baristë: Pagat këtu, konkurruese me Athinën. Së shpejti një dritare në fushën e ndërtimit dhe turizmit

Një hapësirë e re në industrinë e turizmit po krijohet me baret dhe lokalet shqiptare të cilat po ofrojnë shërbime gjithnjë e më të standardizuara për t’iu përgjigjur edhe fluksit turistik.

Ndaj edhe episodi i radhës i podkastit “Flasim”, “Pjata në gotë” iu kushtua kësaj fushe ku të ftuar të Kryeministrit Edi Rama ishin dy baristë shqiptarë, Kleo dhe Sofo. Ata treguan rrugëtimin e tyre në këtë degë relativisht të re të industrisë së shërbimit, si dhe sfidat me të cilat përballen për të ofruar standarde ndërkombëtare.

Kleo nga Fieri, i cili është zgjedhur zv.president i shoqatës Ndërkombëtare të Bartender-ave, një organizëm ku aderojnë bartender nga 67 shtete, tregoi artin që përcjell ky profesion, i cili sipas tij rivalizon me atë të shefit të kuzhinës.