Nesër Shqipëri-Çeki/ Policia zbardh planin e masave, ja rrugët që do bllokohen. Apeli për mashtrimet me biletat

Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër, 16 nëntor, në orën 20:45 përballë Çekisë në “Air Albania”. Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë së kësaj sfide. Si rrjedhojë disa akse rrugore në kryeqytet do të jenë të bllokuara nga ora 15:00 e deri në përfundim të ndeshjes.

Rrugët që do të jenë të bllokuara: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;
Rruga “Papa Gjon Pali II”;
Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së;
Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së;
Rruga “Themistokli Gërmenji”;
Rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Liceut;
Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
Rruga “Jul Variboba”, pranë postës;
Rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;
Rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.