Është mbajtur Kampionati Kombëtar Ekipor i Ping-pongut për moshat U:11, U:13, U:17 në pallatin e sportit “Tomorr Sinani”.
Klubi Shumësportësh Elbasan i përfaqësuar nga ekipi i djemve dhe vajzave, me trajnieren e tyre znj. Greta Kovaçi arritën rezultate shumë të mira, ku vendi i dytë u fitua nga ekipi i femrave, ndërsa ekipi i meshkujve zuri vendin e tretë.
Sporti i Ping Pongut ndiqet me interes të lartë nga të rinjtë e Elbasanit, të cilët arrijnë rezultate shumë të mira në kampionatet ku janë pjesëmarrës.