TIRANA- Sektori i Teknologjisë së Informacionit (IT) në Shqipëri është ndër më pak konkurruesit mes vendeve të Europës në zhvillim, sipas indeksit të Konkurueshmërisë së IT-së*, përpiluar nga Emerging Europë. Shqipëria renditet në vendin e 21, mes 23 vendeve, duke marrë një vlerësim total 36.37 pikë në 4 seksione (Talenti, Infrastruktura e IT-së, Ndikimi ekonomik dhe Mjedisi i Biznesit), shumë më poshtë Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit.














