Masakra me 4 të vrarë në Shkodër, identifikohet viktima

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë i regjistruar në Shkodër rreth orës 15:00 të kësaj të mërkure.
Një nga viktimat është identifikuar si Hamza Lici.

Ai është vëllai i Ibrahim Licit. Ai është një emër i njohur i botës së krimit, i akuzuar për vrasjen e Endri Mustafës.

Ibrahim Lici është djali i ish-këshilltarit të Bashkisë së Shkodrës, Mustafa Lici.