Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shoqërimin e portestuesve gjatë mosbindjes civile në Elbasan. Mësohet se numri i të shoqëruarve është rritur duke shkuar në 5reth 15 protestues të shoqëruar në Komisariatin e Elbasanit.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se janë shoqëruar në komisariat protestuesit Hamza Lamce, Arben Pjetri, Agron Beqiri, Hamit Tabaku, Altin Bica, Edmond Pojani, Albi Bylykbashi, Aurel Bylybashi, Sokol Shkelzeni, Daniela Gjini, Dorian Koldashi dhe Enver Lamçe.
Shoqërimi i tyre ka ardhur pas tensioneve të regjistruara mes protestueve dhe policisë. Situata agravoi pasi policia tentoi të hapte njërin aks, veprim të cilin e arriti me sukses dhe kjo solli përplasje.
Gjithashtu bëhet me dije se një grup protestuesish kanë dalë kundra këtij vendimi të policisë duke qëndruar para Komisariatit.
“S’guxon njeri të protestoje, se i fusin në burg”, ka thënë një nga qytetaret që ka marrë pjesë në protestën që u zhvillua pasditen e sotme.
