U dëmtua gjatë stërvitjes, futbollisti shqiptar po lufton në spital për jetën

Erjon Morina futbollist i talentuar i Vushtrrisë ditë më parë ka pësuar një aksidenti në fushën e gjelbër gjatë ushtrimeve.

Morina ka pësuar një lëndim serioz dhe është i shtrirë në repartin intensiv në Prishtinë.

Dashmirë të sportit, klubet kosovare, trajnerë e futbollistë janë lutur për shëndetin e futbollistit të disa klubeve kosovare, së fundmi në atë të Vushtrrisë.

Ekipet mjeksore në repartin intensv po kujdesen që Erijoni t’i rikthehet sa më parë familjes, shoqërisë e fushës së gjelbërt.