Dëmtuan stolat gjatë ndeshjes së futbollit, nis procedimi për tifozët

Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit G. K., 27 vjeç, Xh. L., 27 vjeç, L. R., 20 vjeç, A. G., 52 vjeç, R. D., 23 vjeç dhe F. C., 23 vjeç, pasi më datë 20.10.2024, gjatë zhvillimit të një ndeshjeje futbolli, kanë dëmtuar pjesërisht disa stola ku ulen tifozët dhe kanë hyrë në fushën e lojës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.