Gjykata e Romës vendosi për kthimin e tyre drejt Italisë, emigrantët pritet të zhvendosen mëngjesin e së shtunës me traget

ITALIA- 12 emigrantët e vendosur në Gjadër do të transportohen mëngjesin e së shtunës me një traget në Bari nga Shqipëria. Mediat italiane shkruajnë se sipas vendimit të gjyqtarëve, gjendja e lirisë mund të rifitohet vetëm në Itali dhe për për këtë arsye ata do të duhet të shoqërohen përsëri në vendin tonë. Mësohet një autobus i ngjashëm me atë që u përdor për transferimin e emigrantëve nga qendra portuale e Shëngjinit në këtë lokacion, ka hyrë në qendër të Gjadrit.

“Dy vendet nga vijnë emigrantët, Bangladeshi dhe Egjipti, nuk janë të sigurta, edhe në dritën e vendimit të Gjykatës së Drejtësisë”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Romës, i dhënë nga gjyqtarët e seksionit të emigracionit.

Gjyqtarët e seksionit të emigracionit në Gjykatën e Romës kanë vendosur sot që 12 emigrantët që mbërritë në Shqipëri pak ditë më parë me anijen Libra duhet të kthehen në Itali. Vendimi përcakton se ata duhet të kthehen të gjithë dhe menjëherë, pavarësisht se kërkesat e tyre për azil janë refuzuar nga komisionet territoriale. Vendimi bazohet në vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së BE-së të 4 tetorit të kaluar.