TIRANË- Opozita shqiptare e udhëhequr nga Partia Demokratike mësohet se do ta zhvendosë aksionin e saj jashtë kufijve të Shqipërisë.
Sikurse kishin paralajmëruar, 30 deputetë do të protestojnë më 23 tetor para Parlamentit Europian në Strasburg, teksa aty do të zhvillohet seanca plenare e Parlamentit Evropian.
Me këtë protestë, deputetët e PD kërkojnë sensibilizimin e eurodeputetëve për përjashtimet e tyre nga Parlamenti, por edhe për burgosjet politike, sipas tyre, të përfaqësuesve të kësaj force.
Deri tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen 26 deputetët:
1. Edmond Spaho
2. Gazment Bardhi
3. Lefter Gështenja
4. Helidon Bushati
5. Ramadan Likaj
6. Flamur Hoxha
7. Flamur Noka
8. Edi Paloka
9. Agron Gjekmarkaj
10. Jorida Tabaku
11. Albana Vokshi
12. Oerd Bylykbashi
13. Asllan Dogjani
14. Isuf Çela
15. Dhurata Çupi
16. Elda Hoti
17. Qani Xhafa
18. Lindita Metaliaj
19. Xhelal Mziu
20. Kasem Mahmutaj
21. Kastriot Piroli
22. Ilda Dhori
23. Bledion Nallbati
24. Saimir Korreshi
25. Petrit Doda
26. Zheni Gjergji














