Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kryer sot një vizitë zyrtare në Tiranë. • Erdogan u shoqërua nga bashkëshortja e tij Emine Erdogan, ministri i Jashtëm Hakan Fidan dhe zyrtarë të tjerë të lartë. • Vizita e tij ka nisur me mbërritjen në Presidencë, ku u prit me ceremoni zyrtare nga homologu i tij, Bajram Begaj. • Dy presidentët do të kenë fillimisht një takim kokë me kokë. • Më pas u vijua me takimin dypalësh ku do t’i shtohen delegacionet e dy vendeve. • Erdogan pas Presidencës është zhvendosur te Kryeministria, ku u firmosën marrëveshje dhe u zhvillua një konferencë për shtyp. • Po ashtu disa orë më pas u zhvillua dhe ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë.• Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sot erdhi dita e çeljes së tempullit për besimtarët myslimanë. • Në fjalën e tij të mbajtur në inagurimin e xhamisë së Namasgjasë, Rama theksoi se hapja e kësaj xhamie është një moment i shumëpritur i komunitetit mysliman që është shtyrë ndër vite për shumë arsye. • Po ashtu Rama theksoi se kjo xhami hynë në sofrën e tempujve që mishërojnë harmoninë fetare në vendin tonë. • Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka marrë fjalën e tij gjatë ceremonisë së inaugurimit të xhamisë së Namazgjasës. • Erdogan tha se ndihej me fat që ndodhej sot në këtë ambient të shenjtë. • Ai shtoi se xhamia e Namazgjasë është më e madhja në Ballkan dhe themelet e saj u hodhën në vitin 2015. • Ai tha se shpreson që kjo xhami të sjellë dobi pë besimtarët shqiptar dhe ata në të gjithë Ballkanin. • Erdogan tha sot gjatë fjalës së tij në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë se kjo e fundit është projektuar si strukturë që në brendësinë e saj mbart vlera që nga lashtësia, deri te teknologjia që është përdorur gjatë ndërtimit. • Ai tha se xhamia e Namagjasë, tashmë do zëri vendin e saj në kujtimet tona që i kanë rrënjët shumë të thella, duke tejkaluar 6 shekuj. • Ai tha se Shqipëria dhe Turqia kanë dhënë një shembull për mbarë komunitetin ndërkombëtar në goditjen nga tërmeti.• Erdogan shtoi se xhami ekziston në qendër të civilizimit dhe themelet e qytetërimit.
