E rëndë në Selanik/ Katër të mitur dhunojnë 13-vjeçaren, e detyrojnë të pijë kanabis

GREQI- Katër të mitur kanë dhunuar brutalisht një 13-vjeçare në Selanik. Siç raportohet dy 16-vjeçarë dhe dy 13-vjeçarë, e kanë kërcënuar dhe më pas e kanë goditur viktimën me grushta në kokë dhe në fytyrë, duke i shkaktuar humbjen e ndjenjave. Ndërsa një prej të miturve e ka detyruar të pijë një cigare me kanabis.

Gjithashtu ajo është dërguar në spitalin e Hipokratit për ndihmën e parë, ndërsa pas denoncimit katër të miturit janë arrestuar dhe më pas janë liruar me urdhër të prokurorit. Nëna e 13-vjeçares thotë se vajza e saj ende nuk e ka marrë veten nga rrahja, si psikologjikisht ashtu edhe fizikisht, pasi ka ende dhimbje në kokë. Po ashtu ajo thotë se të miturit e kanë mbajtur 13-vjeçaren për katër orë dhe e kanë rrahur me grushta dhe pranga në fytyrë.

Lidhur me rrethanat e ngjarjes, nëna e të miturës sqaron se 13-vjeçarja ka njohur dy nga katër të miturit që e kanë sulmuar, ndërsa shkak i rrahjes duket se ka qenë një keqkuptim për një djalë. Siç shpjegon ajo, ata janë lidhur përmes Instagramit dhe vajza e saj i ka parë për herë të parë. Ata i thanë se donin të flisnin pasi fëmija ishte në të njëjtën shoqëri me ish të dashurin e një vajze dhe ajo donte që ata të takoheshin për të sqaruar gjërat.