VIDEO/ Shisnin drogë sintetike, arrestohen dy polakët në Sarandë

Dy shtetas polakë u arrestuan nga policia e Sarandës, teksa u kapën duke shitur drogë sintetike metamfetaminë.

Së bashku me lëndën narkotike, në ambientet ku këta shtetas qëndronin u gjetën dhe u sekuestruan 4 aparate celulare, 4 fishekë dhe 4 targa të huaja automjetesh.