Edhe këtë vit shkollor, nxënësit e gjimnazit “Kostandin Kristoforidhi” do ta nisin në turnin e pasdites, ndërsa mësimin do ta zhvillojnë në ambientet e shkollës “Dhaskal Todri” edhe për pak kohë.
Punimet për rikonstruksionin e godinës filluan në tetor të vitit 2022 dhe ishin parashikuar të përfundonin brënda tetë muajve, megjithatë sipas burimeve nxënësit do të arrijnë ta përfundojnë këtë vit shkollor në godinën e rikonstruktuar.
