SPANJE – Tashmë kemi parashikimin e parë se kush do ta fitojë këtë edicion të ri të Champions League. Ky është simulimi i Superkompjuterit të Grosvenor Sport, që shpall fitues Manchester Cityn e Pep Guardiolës.
Skuadra angleze, sipas këtij studimi, do ta fitonte titullin, duke mposhtur në finale kampionin aktual Real Madrid. Më tej, dhe sipas tij, do të ishte klubi anglez ai që do të eliminonte Barcelonën në çerekfinale.
Sipas të dhënave të të njëjtit studim, fitorja do të ishte 2-0 për Manchester Cityn ndaj skuadrës së Ancelottit. Të dy do të arrinin në këtë event, pasi mundën në gjysmëfinale Liverpool dhe Red Bull Leizpig.
Për sa i përket ndeshjes çerekfinale me Blaugranas, ndeshja e parë do të përfundojë në barazim 2-2 në stadiumin Olimpik dhe do të jetë në ndeshjen e dytë, ku klubi “Qytetar” do të fitojë 3-0. Atlético Madrid do të bjerë në raundin e 16-të kundër skuadrës angleze Arsenal. Girona nuk e kalon këtë grup fillestar të formatit të ri të garës.
Superkompjuteri është një model probabiliteti, që nuk përcaktohet nga parashikimet ose paragjykimet njerëzore. Superkompjuteri llogarit rezultatin e çdo ndeshje bazuar në fuqinë aktuale të një ekipi. Faktorë të tillë si pozicioni i ligës, forma si dhe shanset e tregut të basteve.
Parashikimet janë rezultat i një modeli, që simulon çdo ndeshje në garë dhe parashikon rezultatin e saktë që beson se çdo ndeshje do të ketë. Një nivel rastësie i shtohet parashikimeve për të siguruar që të ndodhin surpriza në vend që skuadrat më të mira në ligë të fitojnë çdo ndeshje. Rezultati i parashikimeve është rezultati më i zakonshëm mes skuadrave në fjalë.
Modeli më pas simulon ndeshjet e mbetura të një sezoni 1000 herë dhe ndërton një tabelë mesatare të ligës nga 1000 simulimet, për të përjashtuar rezultatet anormale. Kjo është bërë për të kapur sa më shumë rezultate të ndryshme të jetë e mundur, dhe kjo përfshin skuadra si Aston Villa që fitojnë Ligën e Kampionëve në një numër të vogël simulimesh.
Parashikimet përfundimtare të rezultatit janë rezultat i këtyre simulimeve dhe përpilohen në atë që superkompjuteri aktualisht parashikon duke pasur parasysh të gjithë informacionin që ka në dispozicion, por ka një sërë mundësish brenda këtyre parashikimeve.
