Hyri të grabiste shtëpinë, hajduti “harron” dhe kapet duke lexuar “Iliadën e Homerit”. Në çantë iu gjetën…

ITALI – Një person u arrestua në Romë, pasi u kap gjatë një tentative grabitje në një shtëpi ku jetonin dy të moshuar. Autori i moshës 38-vjeçare kishte depërtuar në lagjen Prati të kryeqytetit italian dhe ishte futur në apartamentin e të moshuarve nga ballkoni.

Një libër me raftin e shtëpisë e ka shpërqendruar atë. 38-vjeçari kishte marrë librin “Iliada e Homerit” dhe ka nisur ta shfletojë. Pronari 71-vjeçar e ka ndjerë zhurmën dhe është zgjuar nga gjumi, duke u përballur me grabitësin i cili sipas tij “ishte i zhytur në libër”.

Libri ishte një punim i Giovanni Nucci autori i “Zotave në gjashtë orë” i cili analizon Iliadën nga këndvështrimi i perëndive. Ngjarja tërhoqi vëmendjen e Nuccit i cili tha për mediat lokale se donte t’i dërgonte hajdutit të arrestuar në flagrancë një kopje për të “mbaruar” leximin.

“Është fantastike. Do të doja të gjeja personin e kapur në flagrancë dhe t’i jepja librin, sepse është kapur në gjysmë të rrugës duke e lexuar. Uroj që ai të mund ta përfundojë atë. Është një histori surreale, plot njerëzim”, tha për Il Messaggero, Nucci.