VLORË- Një vatër zjarri është ndezur mesditën e sotme në Vlorë. Mësohet se zjarri është shumë pranë paraburgimit të Vlorës. Ndërkohë që nga flakët rrezikohen dhe banesat përrreth.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë që dyshohet se zjarri është ndezur në mënyrë të qëllimshme.














