Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër caktoi sot masën e sigurisë për Skënder dhe Bledar Ajdini, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e Faik Ajdini në fshatin Zhapokikë të Memaliajt.
Gjykata ka vendosur arrest me burg për Skënder Ajdini dhe “detyrim paraqitjeje” për të birin Bledar Ajdini.
Vrasja ndodhi më 19 gusht, por trupi i pajetë i tij u zbulua në një përrua 1 ditë më pas më 20 gusht.













