Shqiptari është identifikuar si Flamur Lamaj ndërsa ao doli para Gjykatës së Kurorës së Northampton mëngjesin e së premtes duke pranuar akuzat.
ANGLI- Një emigrant ilegal shqiptar është vënë në ptranga nga autoritetet britanuke pasi u kap nga policia duke shitur kokaine. Shqiptari është identifikuar si Flamur Lamaj ndërsa ao doli para Gjykatës së Kurorës së Northampton mëngjesin e së premtes duke pranuar akuzat.
Gjykata dëgjoi se ai u ndalua në The Headlands, Northampton më 12 korrik të këtij viti dhe policia gjeti 13 pako kokaine, 50 £ cash dhe mesazhe telefonike që e lidhnin atë me tregtinë e organizuar të kokainës. Mësohet se ai nuk kishte dënime të mëparshme në Mbretërinë e Bashkuar, por policia nuk ishte në gjendje të përcaktonte nëse ai kishte një precedent penal në vendin e tij.
Nëse Lamaj do të dënohet me më shumë se 12 muaj burg, atëherë Sekretari i Shtetit do të urdhëronte dëbimin e tij pasi të kishte kryer dënimin e tij me burg. 21-vjeçari nuk ka adresë në Mbretërinë e Bashkuar, i ka dhënë policisë një emër të rremë, nuk kishte leje të qëndronte apo të punonte dhe autoritetet nuk kishin asnjë gjurmë të tij. Ai u tha oficerëve se po i jepeshin 500 £ në javë për të trafikuar drogë.













