“Më falni që nuk hoqa dorë nga veset”, zbardhet letra e amerikanit për prindërit, u jep emrat e atyre që u kishte para borxh

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë ditën e djeshme në Tiranë ku në një banesë u gjet i varur një profesor amerikan që punonte në një kolegj privat ‘Albanian College Tirana’ dhe më pas u gjet e pajetë dhe gruaja e tij të cilën e kishte mbytur, së bashku me dy qentë po ashtu të vrarë prej tij.

Shqiptarja.com shkruan se ngjarja e rëndë mund të ketë ndodhur natën teksa po gdhihej dita e hënë. Ndërkohë amerikani Matthew James Wertz kishte lënë një letër ku i drejtohej prindërve dhe iu kërkonte falje se nuk ishte bërë burrë dhe nuk kishte hequr dorë nga veset, duke shtuar se njerëzit e dashur po i merr me vete.

Më pas u shkruante emrat e disa personave që u kishte borxh dhe u thoshte që lekët që kishte lënë në kartë mjaftonin për të shlyer borxhet. Profesori amerikan kishte 4 vite që jetonte në Shqipëri.