Plagosja te Komuna e Parisit në Tiranë, dyshohet se autori i ngjarjes është një i huaj

TIRANA- Ditën e sotme është raportuar për të shtëna me armë zjarri në Tiranë. Veç kësaj momentalisht raportohet dhe se një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur te Komuna e Parisit, por rrethanat e saj janë ende të paqarta. Ndërkohë sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se autori është një shtetas i huaj, anglez.