Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Makina përplaset me furgonin dhe përfundon e përmbysur në kanal

KORÇË- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Korçë-Pogradec. Mësohet se një automjet është përplasur me një furgon në afërsi të fshatit Pirg.

Bëhet me dije se automjeti pas përplasjes ka dalë nga rruga duke përfunduar i përmbysur në kanal. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.