Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Shëngjin, rrezikohen disa banesa në afërsi të portit

Mbi port ndodhen edhe disa banesa të cilat janë të rrezikuara nga flakët.

SHËNGJIN- Një vatër zjarri është shfaqur ditën e sotme në afërsi të portit të Shëngjinit. Mësohet se flakët kanë përfshirë masivin pyjor dhe se janë duke u përhapur për shkak të erës së fortë.

Mbi port ndodhen edhe disa banesa të cilat janë të rrezikuara nga flakët. Shërbimi zjarrfikës ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe mbajtjen nën kontroll të situatës.